Bota

Anulohet protesta në Serbi/ Shiu largon qytetarët, Vuçiç-it i ngelet fjala për 'gjysmë'

Shumë qytetarë tashmë kanë filluar të largohen, ndërsa një kolonë e madhe është parë në rrugën Prizrenit afër Zelenit.

26 Maj 2023, 20:39 Nga a.l
Anulohet protesta në Serbi/ Shiu largon qytetarët,
Aleksandër Vuçiç

SERBI- Pesëmbëdhjetë minuta pas fillimit tubimit kundër Partisë Përparimtare Serbe, një numër i madh i qytetarëve kanë filluar të largohen. Një shi i fortë filloi të bjerë në fillim të tubimit para Kuvendit të Serbisë, raporton nova.rs.

Shumë qytetarë tashmë kanë filluar të largohen, ndërsa një kolonë e madhe është parë në rrugën Prizrenit afër Zelenit. Gjatë gjithë ditës në Beograd kanë arritur autobusë me simpatizues të Partisë Progresive Serbe, për këtë arsye qendra e gjerë e kryeqytetit serb është bllokuar.

Protestat “Serbia kundër dhunës”, të cilat çdo të premte janë gjithnjë e më masive, organizohen për shkak të gjendjes në vend dhe pakënaqësisë në rritje të qytetarëve pas dy masakrave që ndodhën në Serbi në fillim të muajit.

Në protestat e organizuara të premten e kaluar, dhjetëra mijëra qytetarë të pakënaqur të Serbisë thërrisnin, “Vuçiç jep dorëheqje”. Po ashtu, qytetarët e mbledhur kërkuan shkarkimin e shefit të BIA-s, Aleksandar Vulin dhe ministrit të Policisë, Bratislav Gashiç.

aleksander vucic

Sondazh

Poll