Politike

Tensionet e forta në Veri të Kosovës, reagon Berisha: Të merren hapat e duhur për rivendosjen e dialogut

Apeli i hapur që vjen nga kryedemokrati është për të shmangur rritjen e tensioneve, dhe në bashkëpunim dhe bashkërendim me KFOR-in dhe partnerët kryesorë NATO-n, BE-në dhe SHBA-në, të ndërmarrin hapat e duhur.

26 Maj 2023, 21:46 Nga m.s
Tensionet e forta në Veri të Kosovës, reagon Berisha: Të
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për tensionet në Veri të Kosovës. Me anë të një shënimi në Facebook, Berisha dënon manipulimin e Beogradit me serbët në veri të Kosovës, ndërsa mbështet të drejtën e autoriteteve të Kosovës për të vendosur ligjin në të gjithë territorin e vendit të tyre. Apeli i hapur që vjen nga kryedemokrati është për të shmangur rritjen e tensioneve, dhe në bashkëpunim dhe bashkërendim me KFOR-in dhe partnerët kryesorë NATO-n, BE-në dhe SHBA-në, të ndërmarrin hapat e duhur.

 “Tensione të forta në Veri të Kosovës. Të dashur miq, fillimi detyrës të kryekomunarëve të rinj në komunat e Veriut të Kosovës solli reagimin nga serbomadhi Vuçiç, manipulimin e grupeve serbe në këto komuna dhe rritjen e fortë të tensioneve lokale. Duke dënuar manipulimin e pandërprerë të Beogradit me serbët në veri të Kosovës dhe duke mbështetur të drejtën e autoriteteve të Kosovës për të vendosur ligjin në të gjithë territorin e vendit të tyre, ju bejë thirrje këtyre autoriteteve të shmangin rritjen e tensioneve dhe në bashkëpunim dhe bashkërendim me KFOR-in dhe partnerët kryesor NATO-n, Bashkimin Europian dhe SHBA, të ndërmarrin hapat e duhura për çtensionimin e situatës, rivendosjen e dialogut dhe zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, si interesi më i mirë i Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj, paqes dhe stabilitetit në rajon”, shkruan Berisha.

tensionet ne veri te kosoves sali berisha

Sondazh

Poll