Politike

Rama ‘shuplakë’ të fortë opozitës: Jetojnë në botë paralele, të ikin për pambuk që të lulëzojë pluralizmi

Sipas Ramës, kjo opozitë “duhet të ikë për pambuk që të lulëzojë pluralizmi në Shqipëri”

26 Maj 2023, 21:01 Nga m.s
Rama ‘shuplakë’ të fortë opozitës: Jetojnë
Rama nga takimi ne Durres

DURRËS- Në vijim të takimeve falenderuese, kryeministri Edi Rama është ndalur sot në Durrës, ku u fokusua tek humbja e opozitës në zgjedhjet e 14 Majit. Kreu i qeverisë tha se ata jetojnë në një botë paralele. Sipas Ramës, kjo opozitë “duhet të ikë për pambuk që të lulëzojë pluralizmi në Shqipëri”. Madje ai shtoi më tej se nuk shikon asnjë rrezik për demokracinë e fjalën e lirë. Me ironi Rama tha se demokracia shqiptare nuk humb asgjë kur humb opozita.

“As kanë për ta kuptuar ata, të tjerët se çfarë ndodh këtu në këtë vend sepse jetojnë në një botë paralele. Nuk e kuptojnë dot se si mund të ndodhë që Kamza t’u kthejë kurrizin në atë farë feje. Nuk e kuptojnë. Dhe nuk është e vështirë për ta kuptuar. Mjafton të shkosh në Kamëz dhe të shkosh me një hartë ku janë shkollat, kopshtet dhe çerdhet dhe të kesh tre fotografi me vete nga kopshtet, nga çerdhet dhe nga shkollat që ishin atje përpara se ne të drejtonim Kamzën. Mjafton të bësh këtë udhëtim dhe kupton pse më 14 Maj kamzalinjtë të majtë dhe të djathtë, 60% votuan si prindër të atyre fëmijëve që shkojnë nëpër ato shkolla, nëpër ato kopshte dhe nuk votuan si tifozë për t’i lënë fëmijët të humbin nëpër ato gropa rrugës për shkollë. Kush kupton këtë pastaj mund të kuptojë dhe Shkodrën, dhe Tropojën etj.

Me thënë të drejtën unë nuk mërzitem që ata nuk e kuptojnë. Më mirë të mos e kuptojnë se unë nuk hyj tek ata që thonë po na vdes pluralizmi se po ikin ata për pambuk. Unë them që ata duhet të ikin për pambuk që pluralizmi të lulëzojë në Shqipëri. Nuk shoh asnjë rrezik për demokracinë, për pluralizmin, për fjalën e lirë e ku di unë ça janë këto. Kur shoh ata që dalin, sidomos këta të natës. Se janë ata të ditës dhe ata të natës. E keni parasysh. Janë dy palë. Janë të ditës bam e bum e bam e bam dhe janë pastaj ata të natës hau-uiu. Kur shoh ata që dalin më kujtohet ajo fjala që për lirinë e fjalës ankohet më shumë ai që nuk di ça të bëjë me të. Kështu që duhet me i parë ndonjëherë që demokracia shqiptare nuk humb asgjë kur humbin ata. Detyra jonë kjo është, sa herë të na dalin përpara t’i bëjmë atë që i bëjmë. Edhe ne të vazhdojmë vetëm përpara dhe pastaj ata fap dalin ne vazhdojmë përpara”, u shpreh Rama.

edi rama opozita durres

Sondazh

Poll