Bota

Shefja e UNMIK-ut: Dialogu zgjidhja e vetme e tensioneve në veri

Përmes një postimi në Twitter, ajo bën thirrje për ulje të tensioneve, teksa propozon se zgjidhja e kësaj situate duhet të bëhet përmes dialogut Kosovë-Serbi.

26 Maj 2023, 19:52 Nga a.l

 

Shefja e UNMIK-ut: Dialogu zgjidhja e vetme e tensioneve në veri
UNMIK

 

KOSOVË- Shefja e UNMIK-ut Caroline Ziadeh ka thënë se është duke ndjekur me shqetësim zhvillimet e fundit në veri të vendit. Përmes një postimi në Twitter, ajo bën thirrje për ulje të tensioneve, teksa propozon se zgjidhja e kësaj situate duhet të bëhet përmes dialogut Kosovë-Serbi.

“Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm Ziadeh po ndjek me shqetësimin më të madh situatën në zhvillim në veri të Kosovës. Ajo u bën thirrje të gjithëve që të përmbahen nga veprimet e mëtejshme përshkallëzuese dhe të ndërmarrin hapa urgjentë për të rivendosur qetësinë. Ajo thekson nevojën për të gjetur një zgjidhje brenda kuadrit të Dialogut të lehtësuar nga BE”, thuhet në reagimin e UNMIK-ut. 

 

Çfarë po ndodh në Veri të Kosovës?

Mesditën e sotme në të 4 komunat me shumicë serbë në veri të Kosovës, u dëgjuan sirena alarmi, ku para objekteve komunale në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç u mblodhën edhe qytetarë. Situata është agravuar ndërsa janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, është hedhur gaz lotsjellës nga policia për të shpërndarë protestuesit të cilët kanë djegur edhe makina. Kjo protestë po bëhet në shenjë revolte nga protestuesit serb kundrejt kryetarëve të rinj shqiptarë të zgjedhur në katër komunat me shumicë serbe. 

tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll