Bota

Vuçiç mbledh në Beograd mbështetësit e tij për një manifestim force, rrugët e bllokuara nga njerëzit anembanë vendit (FOTO)

Kryetari i Kuvendit të Serbisë Vladimir Orliq theksoi se ky është një takim i shpresës, harmonisë dhe unitetit

26 Maj 2023, 19:37 Nga m.s
Vuçiç mbledh në Beograd mbështetësit e tij për
qytetaret ne Beograd

SERBI- Mijëra qytetarë nga pothuajse të gjitha pjesët e Serbisë u mblodhën në Beograd, për të mbështetur presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe tubimin “Serbia e Shpresës” të planifikuar për në orën 19:00 para Kuvendit të Republikës në kryeqytet.

Ministrja e Rinisë dhe Sportit Vanja Udovicic dhe aktorja Iva Strljic mbërritën pak para fillimit të tubimit "Serbia e Shpresës", raporton "Kurir".

Drejtori i Zyrës për Kosovë dhe Metohi të Qeverisë së Serbisë, Petar Petkoviq dhe ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq, kanë ardhur në tubimin e “Serbisë së Shpresës” në Beograd.

Më herët, Kryetari i Kuvendit të Serbisë Vladimir Orliq theksoi se ky është një takim i shpresës, harmonisë dhe unitetit.

"Do të ketë më shumë njerëz se kurrë më parë. Të gjithë këta njerëz janë me Serbinë dhe presidentin e saj Aleksandar Vuçiç. Jemi të vendosur që të jemi pikërisht lloji i vendit që duhet të ishim gjithmonë dhe për të cilin po luftojmë", tha Orliq për mediat.

serbi aleksandar vuçiç

Sondazh

Poll