Bota

'Ndaloni MASAT e dhunshme në veri'/ Blinken 'kritika' Kurtit: Dënojmë veprimet e qeverisë së Kosovës

Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Twitter, Blinken shprehet se dënon fuqishëm veprimet e Qeverisës së Kosovës që sipas tij po përshkallëzojnë tensionet dhe po shtojnë destabilitetin.

26 Maj 2023, 19:26 Nga a.l
'Ndaloni MASAT e dhunshme në veri'/ Blinken 'kritika'
Antony Blinken

SHBA- Sekretari i SHBA, Antony Blinken ka reaguar pas tensioneve të raportuara në veri të Kosovës, ditën e sotme. Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Twitter, Blinken shprehet se dënon fuqishëm veprimet e Qeverisës së Kosovës që sipas tij po përshkallëzojnë tensionet dhe po shtojnë destabilitetin.

“Dënojmë fuqishëm veprimet e Qeverisë së Kosovës që po përshkallëzojnë tensionet në veri dhe po shtojnë jostabilitetin. I bëjmë thirrje kryeministrit të ndalojë menjëherë këto masa të dhunshme dhe të ripërqendrohet në Dialogun e lehtësuar nga BE”,  ka thënë ai.

'Ndaloni MASAT e dhunshme në veri'/ Blinken 'kritika'
Postimi

Çfarë po ndodh në Veri të Kosovës?

Mesditën e sotme në të 4 komunat me shumicë serbë në veri të Kosovës, u dëgjuan sirena alarmi, ku para objekteve komunale në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç u mblodhën edhe qytetarë. Situata është agravuar ndërsa janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, është hedhur gaz lotsjellës nga policia për të shpërndarë protestuesit të cilët kanë djegur edhe makina. Kjo protestë po bëhet në shenjë revolte nga protestuesit serb kundrejt kryetarëve të rinj shqiptarë të zgjedhur në katër komunat me shumicë serbe. 

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll