Bota

Po raportonin live, protestuesit sulmojnë ekipin mediatik KTV-së në Zveçan

Makina e ekipit të KTV-së u sulmuan me gurë nga turma. 

26 Maj 2023, 18:57 Nga a.l
Po raportonin live, protestuesit sulmojnë ekipin mediatik KTV-së
Tensione në veri

KOSOVË- Teksa po raportonin live, ekipi mediatik i Kohavision u sulmua sot në Zveçan nga protestuesit serb. Makina e ekipit të KTV-së u sulmuan me gurë nga turma. 

Çfarë po ndodh në Veri të Kosovës?

Mesditën e sotme në të 4 komunat me shumicë serbë në veri të Kosovës, u dëgjuan sirena alarmi, ku para objekteve komunale në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç u mblodhën edhe qytetarë. Situata është agravuar ndërsa janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, është hedhur gaz lotsjellës nga policia për të shpërndarë protestuesit të cilët kanë djegur edhe makina. Kjo protestë po bëhet në shenjë revolte nga protestuesit serb kundrejt kryetarëve të rinj shqiptarë të zgjedhur në katër komunat me shumicë serbe.

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll