Bota

Medvedev e quan "klloun" presidentin ukrainas: S’ka negociata me Zelenskyyn në krye

Nënkryetari i Këshillit të Sigurisë Kombëare tha se Rusia nuk do të ndryshojë qëndrim sa i përket negociatave për sa kohë që Zelenskyy është në pushtet.

26 Maj 2023, 11:46 Nga f.i
Medvedev e quan "klloun" presidentin ukrainas: S’ka negociata me
Zelenskyy dhe Medvedev

RUSI- Ish presidenti rus, Dmitry Medvedev ka thënë se nuk do të ketë bisedime paqeje për sa kohë në pushtet është Volodymyr Zelenskyy, të cilin e quajti ‘klloun’, raportojnë mediat e huaja.

Nënkryetari i Këshillit të Sigurisë Kombëare tha se Rusia nuk do të ndryshojë qëndrim sa i përket negociatave për sa kohë që Zelenskyy është në pushtet.

“Për sa kohë që regjimi aktual dhe kllouni Zelensky janë në pushtet në Kiev, bisedimet do të jenë të pamundura. Gjithçka përfundon gjithmonë me negociata. Kjo është e pashmangshme, por për sa kohë që këta njerëz janë në pushtet, situata për Rusinë nuk do të ndryshojë sa i përket negociatave”, tha ai.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll