Bota

Gjenerali amerikan: Ukraina nuk duhet të përdorë armatimin e SHBA-së brenda territorit rus Rusisë

Gjenerali më i lartë amerikan, Mark Milley njoftoi se i kanë kërkuar prej kohësh Ukrainës që të mos përdorë pajisje ushtarake të ofruara nga SHBA për të kryer sulme brenda territorit rus.

26 Maj 2023, 10:39 Nga f.i
Gjenerali amerikan: Ukraina nuk duhet të përdorë armatimin e
Mark Milley

SHBA- Gjenerali më i lartë amerikan, Mark Milley njoftoi se i kanë kërkuar prej kohësh Ukrainës që të mos përdorë pajisje ushtarake të ofruara nga SHBA për të kryer sulme brenda territorit rus. Një kërkesë tjetër ka ardhur nga Milley pas akuzave nga Rusia se ushtria ukrainase përdorte armatime të SHBA-së, shkruan Reuters.

“Nuk mund të them me saktësi përfundimtare në këtë moment për ju nëse unë pashë të njëjtën video nëse kjo është pajisje e furnizuar nga SHBA apo jo, cila ishte natyra e sulmit, kush i bëri çfarë kujt. Nuk mund ta them me saktësi këtë moment, por mund të them se ne u kemi kërkuar ukrainasve që të mos përdorin pajisjet e furnizuara nga SHBA për sulme të drejtpërdrejta në Rusi," theksoi Milley një konferencë për shtyp në Pentagon.

lufta ukraine-rusi mark milley

Sondazh

Poll