Bota

Përfundojnë kërkimet tre ditore/ Priten zhvillime të reja në rastin e zhdukjes së Madeleine McCann

Studiuesit ekzaminuan një zonë të madhe pylli rreth digës Algarve në Portugali dhe hapën tetë vrima të thella për të mbledhur mostra, të cilat janë dërguar për testim mjekoligjor dhe ADN në Gjermani.

26 Maj 2023, 09:58 Nga f.i
Përfundojnë kërkimet tre ditore/ Priten zhvillime të reja
Prindërit e Madeleine McCann

SPANJË- Një kërkim treditor i hapur nga policia gjermane dhe portugeze për kërkimin e vogëlushes së zdukur prej vitesh, Madeleine McCann ka përfunduar. Dailymail raporton se zbulimi i fotove të të dyshuarit Christian Brueckner në rezervuarin Algarve, çoi në hapjen e një kërkimi të madh dhe autoritetet shpresojnë për zhvillime të reja për zbardhjen e ngjarjes.

Prindërit e Madeleine McCann do të duhet të presin rezultatet e analizave nga autoritetet pasi provat në lidhje me rastin e zhdukjes së vajzës së tyre ishin gjetur në digën e Algarve. Studiuesit ekzaminuan një zonë të madhe pylli rreth digës Algarve në Portugali dhe hapën tetë vrima të thella për të mbledhur mostra, të cilat janë dërguar për testim mjekoligjor dhe ADN në Gjermani.

Shkencëtarët pritet të kenë rezultatet e para javën e ardhshme, thonë burimet, por ka frikë se një analizë e plotë mund të marrë muaj për të përfunduar.

Madeleine u zhduk nga apartamenti i pushimeve të familjes së saj ndërsa prindërit, Kate dhe Gerry McCann, po darkonin me miqtë në një restorant tapas aty pranë. Sinjalet e telefonit celular tregojnë se ai ishte pranë resortit Ocean Club në mbrëmjen e 3 majit 2007.

madeleine mccann

Sondazh

Poll