Bota

MASAKRA në Serbi/ DETAJE: Babai hetohet për braktisje dhe keqtrajtim të djalit të tij, nëna merret në pyetje

Dy ditë më parë ajo  është marrë në pyetje për të përcaktuar nëse ka pasur neglizhencë apo abuzim ndaj djalit dhe në ditët në vijim do të merret në pyetje nga prokuroria.

26 Maj 2023, 10:47 Nga f.i
MASAKRA në Serbi/ DETAJE: Babai hetohet për braktisje dhe keqtrajtim
vrasja ne Serbi

SERBI- Prokuroria në Beograd ka raportuar se babi i të miturit, i cili kreu vrasjen masive në shkollën 9-vjeçare, do të hetohet për neglizhim dhe keqtrajtim të djalin e tij. Blic raporton se në njoftimin nga prokuroria thuhet se babai i autorit do të hetohet edhe nëse veprimet e tij përmbajnë ndoshta elementë të veprës penale të moskujdesit dhe keqpërdorimit të të miturit.

Njëkohësisht ndaj nënës është duke vazhduar procedimi parapenal, me qëllim të konstatimit nëse veprimet e saj përmbajnë elemente të veprës penale të moskujdesit dhe keqtrajtimit të të miturit. Dy ditë më parë ajo  është marrë në pyetje për të përcaktuar nëse ka pasur neglizhencë apo abuzim ndaj djalit dhe në ditët në vijim do të merret në pyetje nga prokuroria.

Çfarë ndodhi në shkollën 'Vladislav Ribnikar” në Vraçar

14-vjeçari, i identifikuar si K.K nënxënës i klasës së shtatë shkaktoi një masakër në shkollën fillore“Vladislav Ribnikar” në Vaçar. Ai vrau me armën e zjarrit të cilën ja kishte marrë të atit të tij 9 persona, duke përfshirë rojën dhe 8 nxënës të shkollës fillore. Të plagosur kanë mbetur dhe 6 nxënës dhe mësuesja e historisë e shkollës. Tre prej të plagosurve ndodhen në terapi intensive. 14-vjeçari është arrestuar nga policia dhe po hetohet mbi shkaqet e vrasjes masive. 

vrasje ne serbi

Sondazh

Poll