Bota

STUDIMI në SPANJË/ Misteri me sulmet masive të balenave që fundosin anijet me vela

Sulmet e para u raportuan në maj 2020 dhe frekuenca e tyre po rritet, zbuloi një studim i publikuar në vitin 2022 në revistën Marine Mammal Science. Në shumicën e rasteve, gjitarët gjigantë u afrohen varkave me vela nga pas dhe godasin timonin. Ata shpesh humbasin interesin dhe largohen.

26 Maj 2023, 10:06 Nga k.m.
STUDIMI në SPANJË/ Misteri me sulmet masive të balenave që
Foto ilustruese

SPANJË- Orkat kanë sulmuar dhe dëmtuar rëndë një varkë me vela në brigjet spanjolle në ngushticën e Gjibraltarit, e fundit në një seri sulmesh që filluan në mënyrë misterioze në vitin 2020 dhe po bëhen më të shpeshta ndërsa balenat imitojnë njëra-tjetrën. Sulmi në varkën me vela "Mustique" vjen pas 3 incidentesh të tjera, po ashtu të shkaktuara nga "Orcinus orca", të cilat zakonisht quhen balena, por në fakt janë delfinë të mëdhenj.

Siç raporton Reuters duke cituar rojen bregdetare spanjolle, në mëngjes një grup orkash thyen timonin e anijes 20 metra, e cila u tërhoq në portin e Barbate për riparime. Në incidentin e mëparshëm më 4 maj, një orka e madhe dhe tre më të vogla hoqën timonin e një jahti, i cili më pas u tërhoq në Barbate, por u fundos në port.

“Orkat e vogla tundën timonin ndërsa e madhja u mbështet dhe e përplasi varkën nga ana me gjithë fuqinë e saj,”- tha kapiteni Werner Schaufelberger për revistën gjermane Yacht. 

Sulmet e para u raportuan në maj 2020 dhe frekuenca e tyre po rritet, zbuloi një studim i publikuar në vitin 2022 në revistën Marine Mammal Science. Në shumicën e rasteve, gjitarët gjigantë u afrohen varkave me vela nga pas dhe godasin timonin. Ata shpesh humbasin interesin dhe largohen.

Alfredo López-Fernández, një anëtar i ekipit që qëndron pas studimit, tha se orkat në zonë duket se po imitojnë "White Gladys", një orka femër që fillimisht u bë agresive ndaj varkave, ndoshta pas një ngjarje traumatike, me shumë gjasa pasi u përplas nga një anije. 

"Ne nuk mendojmë se orkat i mësojnë të rinjtë e tyre [si të sulmojnë], por kjo sjellje u përhap te të rinjtë vertikalisht, përmes imitimit të thjeshtë dhe më vonë horizontalisht mes tyre,"- tha studiuesi.

Një shpjegim tjetër i mundshëm është se kjo është thjesht një lojë që u përhap përmes gjitarëve inteligjentë, e që tani është kthyer në modë.

spanje

Sondazh

Poll