Bota

Scholz në 'panik'/ Burri kalon mes truprojave dhe përqafon kancelarin gjerman

Burri, rreth 48 vjeç, la makinën dhe befas u turr drejt Scholz.

26 Maj 2023, 11:46 Nga f.i
Scholz në 'panik'/ Burri kalon mes truprojave dhe përqafon
foto ilustruese

GJERMANI- Policia gjermane kaloi një situatë të sikletshme pasi një pjesëtar i publikut mundi të futej në një kolonë VIP për kancelarin Olaf Scholz dhe më pas t'i jepte një përqafim të përzemërt ndërsa ai përgatitej të hipte në një aeroplan në aeroportin e Frankfurtit.

Burri, rreth 48 vjeç, la makinën dhe befas u turr drejt Scholz, shkruajnë mediat e huaja.

Zyra e kancelarit e ka konfirmuar incidentin dhe fatmirësisht askush nuk u lëndua. Ndërkohë autoritetet kanë nisur një hetim për shkeljen e sigurisë.

kancelari gjerman olaf scholz

Sondazh

Poll