Politike

Berisha plas "bombën": Disponoj shkresën e britanikëve, thonë nuk e heqim "non gratën" se na bie reputacioni

Ai deklaron se në shkresë thuhet se "non grata" nuk mund të hiqet për shkak se bie reputacioni i institucioneve britanike. 

25 Maj 2023, 22:58 Nga m.s
Berisha plas "bombën": Disponoj shkresën e britanikëve,
Sali Berisha

TIRANË- Lideri i opozitës Sali Berisha zbuloi në emisionin "Çim Peka Live" se disponon shkresën e autoriteteve britanike lidhur me sanksionimin vitin e kaluar. Kryedemokrati paralajmëron se shumë shpejt do ti bëjë publike. Ai citon se në shkresë thuhet se "non grata" nuk mund të hiqet për shkak se bie reputacioni i institucioneve britanike. 

"Çështja shkon deri aty sa thuhet nuk ia heqim dot, se na bie reputacioni. Komunikimi me qeverinë britanike është transparent, ka një sistem serioz transparence. E thotë shkresa: "Të mos ia heqim se na bie reputacioni". I kam të gjitha dokumentet, do t'ua paraqes shqiptarëve. Ata janë transparentë, janë shtet ligjor. Unë i kam të gjitha, do t'i bëj publike. E lash se ishte fushata, por do t'i bëj publike", tha Berisha. 

sali berisha non grata

Sondazh

Poll