Politike

“Non grata”, Berisha: Ambasadori britanik shkon në insitucione dhe kërkon prova kundër meje

Kryedemokrati tha se ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Alastair King-Smith shkon institucion më institucion dhe iu lutet që t'i japin dokumente për të, duke shkelur në mënyrë flagrante kodin e vendit që përfaqëson.

25 Maj 2023, 22:42 Nga m.s
“Non grata”, Berisha: Ambasadori britanik shkon në insitucione
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i PD-së Sali Berisha deklaroi mbrëmjen e sotme në emisionin "Çim Peka Live" në Syri TV se ka hapur proces ligjor në Britaninë e Madhe, për shpalljen "non grata". Berisha sqaroi se për të shkuar në gjykatë, duhet të kalosh në kanalin administrativ ligjor të përcaktuar me ligj. Kryedemokrati tha se ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Alastair King-Smith shkon institucion më institucion dhe iu lutet që t'i japin dokumente për të, duke shkelur në mënyrë flagrante kodin e vendit që përfaqëson.

“Dizenjimi nga qeveria e Britanisë së Madhe, më ka dhënë mua të mësoj të gjithë setin e shpifjeve të turpshme që Alastair King Smith i ka dërguar qeverisë së tij, të marra të gjitha në akte korruptive nga Erion Veliaj, Lulzim Basha, Edi Rama. Dhe unë ato do t'i bëj publike sepse Britania në dallim nga SHBA, para se të shkosh në gjykatë për shpifje, Britania ndryshon se njeh të drejtën europiane, njeh ligjin e Strasburgut.

Para se të shkoja, je i detyruar të ndjekësh kanalin administrativ të ankesës. Autoritetet Britanike me shumë korrektesë kanë dorëzuar dokumentet e servirura nga Alastair dhe Dunkan, dokumente të cilat përbëjnë një turp të vërtetë. Dua të informoj shqiptarët, ambasadori shkon institucion më institucion dhe iu lutet që t'i japin dokumente për mua se na ka hedhur në gjyq Berisha, duke shkelur në mënyrë flagrante kodin e vendit që përfaqëson. Përpiqet të gjejë dëshmitarë të rremë shqiptarë apo të huaj, por me këto sukses nuk do të ketë.

Procesi në Britani është më i zhdërvjellët, unë kam besim te sistemi i drejtësisë në SHBA. Për të shkuar në gjykatë duhet të kalosh në kanalin administrativ ligjor të përcaktuar me ligj. Do shihet se në çfarë bataku e kanë zhytur ambasadorin britanik Rama, Veliaj, Basha, pastaj detyrohesh të shkosh ministri më ministri këtu për të gjetur argumente për shpifjen që ka bërë. Këto do marrin përgjigjen e duhur".

sali berisha non grata alastair king-smith

Sondazh

Poll