Politike

Berisha: Në Shkodër u shpërndanë 12 milionë euro për të blerë vota, Pëllumb Gjoka ruante qendrat e votimit me makina të blinduara

Berisha ka denoncuar me emra bandat me në krye Pëllumb Gjokën dhe fisin Bajri, se kanë ushtruar presion dhe kanë intimiduar votuesit

25 Maj 2023, 22:20 Nga m.s
Berisha: Në Shkodër u shpërndanë 12 milionë euro
Sali Berisha

TIRANË- Teksa ka komentuar humbjen e koalicionit “Bashkë fitojmë” në Bashkinë e Shkodrës në zgjedhjet e 14 majit, kreu i PD-së Sali Berisha tha se fisi i Bajrave dhe 4 banda kanë shpërndarë 12 milionë euro për të blerë votat. Ai tha në emisionin "Çim Peka Live” se qendra e votimit ishte me 4-5 banditë te dera, ku votuesin e prisnin tek dera. Berisha ka akuzuar bandat në Shkodër së kanë ushtruar presion te votuesit dhe mbështetësit e opozitës.

Po ashtu Berisha ka denoncuar me emra bandat me në krye Pëllumb Gjokën dhe fisin Bajri, se kanë ushtruar presion dhe kanë intimiduar votuesit.

“Në Shkodër, poll-et tona dhe poll-et e kundërshtarëve tanë, dilte me 12-14% përpara për ne. Përveç këtyre poll-eve, vetë kandidati kishte një organizatë sondazhesh nga Kosova e cila konfirmonte të njëjtat rezultate. Tre ditë para zgjedhjeve, socialistët në mjediset e tyre të brendshme deklaronin se e mbyllëm Shkodrën.

Informacionet e mia ishin këto, fillimisht i dërguan 2 milionë euro bandës kryesore, Bajrave për t’i shpërndarë. Nuk patën efektin që donin. Dhe më pas kanë dërguar 10 milionë euro. Kanë unifikuar në veprimtari kriminale 5 banda nga Dajçi në Dobraç dhe i kanë vërsulur duke ndarë para dhe rrëmbyer votat për qeverinë.

Para kësaj situate unë i kërkova Akil Krajës, drejtorit të kandidatit që do të instalohesh ditën e votimit në Velipojë sepse Pëllumb Gjoka, një problematik me një seri akuzash të rënda, por që thuhet se lan paratë e Olsi dhe Edi Ramës do të bëjë gjithçka për të ndërhyrë.

Akili shkoi në Velipojë. Qendra e votimit ishte me 4-5 banditë te dera me tatuazhe dhe zinxhirë floriri, vinte zgjedhësi e prisnin te dera, u hidhnin dorën në krah, i thonin diçka në vesh, e shoqëronin brenda dhe e prisnin derisa largohej. BMW e fundit e Pëllumb Gjokës pothuajse nuk kishte zënë derën e QV-së. Pëllumbi kishte shpërndarë njerëzit me makina me targa të huaja dhe e kishte vënë nën kontroll”, tha Berisha.

 

sali berisha zgjedhjet bashkia e shkodres

Sondazh

Poll