Sport

Mourinho ka dyshime për Paulo Dybalan në finalen e Europa League

Sulmuesi i Romës, Paulo Dybala, është në dyshim për finalen e Europa League kundër Sevillas, për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës të pësuar muajin e kaluar.

26 Maj 2023, 08:45 Nga DOSJA
Mourinho ka dyshime për Paulo Dybalan në finalen e Europa League

ITALI - Sulmuesi i Romës, Paulo Dybala, mund të humbasë finalen e Europa League kundër gjashtë herë kampionëve Sevilla FC, tha të enjten trajneri i klubit të tij, José Mourinho.

29-vjeçari argjentinas, i cili ka shënuar 16 gola dhe tetë asistime në të gjitha garat këtë sezon, nuk është rikthyer ende në gjendje të plotë, pasi pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës në fund të muajit të kaluar.

“Unë nuk mendoj se ai do të jetë në gjendje të luajë. Sinqerisht, shpresoj që ai të mundë të zërë vendin e tij në pankinë. Kjo është ndeshja e fundit e sezonit edhe pse pas kësaj do të luajmë me Spezian (të dielën, 4 qershor, ora 15:00)”,- tha Mourinho përpara finales së të mërkurës së ardhshme në Budapest. “Por për Paulon do të ishte ndeshja e fundit. Do të isha i lumtur nëse ai mund të ishte në stol dhe të luante 15 ose 20 minuta. Dybala është ende me mjekët”.

Trajneri portugez ka bërë të ditur gjithashtu se mesfushori Lorenzo Pellegrini do të rikthehet në finale pasi ka munguar dy ndeshje për shkak të dëmtimit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll