Politike

Hoxha: Fredi Beleri është kapur me video me zë e figurë, kolegët tanë kanë zënë toka për vete

Sipas Hoxhës, ka kolegë të tij gazetarë me vila në Tiranë dhe bregdet, që sot mbrojnë Belerin që po "lufton" për tokat në Himarë, ndërkohë që sipas tij, kanë "zënë toka për vete".

25 Maj 2023, 22:04 Nga m.s
Hoxha: Fredi Beleri është kapur me video me zë e figurë,
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha tha në emisionin "Të Paekspozuarit", se Prokuroria ka prova me video me zë e figurë për Fredi Belerin, i cili akuzohet për blerje votash. Sipas tij, ato nuk mund të dalin ende, pasi prishen hetimet. 

Hoxha pati debate të ashpra me zëdhënësin e fushatës së Belerit. Madje ai nxori të tjera fakte duke përmendur kolegët e tij gazetarë me vila në Tiranë dhe bregdet, që sot mbrojnë Belerin që po "lufton" për tokat në Himarë, ndërkohë që sipas tij, kanë "zënë toka për vete". 

"Janë disa kolegë që paguhen mijëra euro dhe thonë që qeveria po ble gazetarët për çështjen Beleri. Këta me vila, këta të Kodrave të Diellit, të Zamirit në Palasë, që e kanë lart buxhetin, tani mbrojnë Belerin. Ai thotë se janë zënë tokat, ky ka zënë tokat vetë... Unë maksimumi kur shkoj atje ha sufllaqe, se aq ma mban xhepi.

Kam dëgjuar që thuhet nuk ka prova. Pastaj kalon te pjesa që ka regjistrim audio. Në fakt është në video, me zë dhe figurë. Ka provë dhe ajo është me zë dhe figurë. Është kapur zoti Kokaveshi atje. Si lidhet me Belerin? Zoti Kokaveshi është gjë kandidat?

Zoti Kokaveshi që ditën e parë, kam parë shqetësim edhe nga mediat greke, ai nuk ka qenë në burg por ka qëndruar në spitalin publik, për t’i ofruar ndihmë mjekësore. Zoti Beleri, prej ditës së martë, ndodhet në spitalin e burgut, jo në qeli. Edhe ai është në ndihmë mjekësore. Që të qetësojmë Ambasadën Greke, mediat greke, dashamirësit, etj.

Pse e bëri Prokurori i Vlorës? Kur i është vendosur pajisja përgjuese, nuk u provua ajo që kërkohej, u bë në rastin e dytë. Në rastin e dytë kishte frikë për dekonspirim dhe forcat kanë vajtur nga Tirana. Meqenëse veprimet janë bërë në mbrëmje vonë, si do ta lëshonte prokurori i SPAK?", tha gazetari Artan Hoxha.

artan hoxha fredi beleri blerje votash

Sondazh

Poll