Art&Argëtim

Kim Kardashian flet hapur për ankthin e shkaktuar nga ish-bashkëshorti Kanye West

Gjatë një bisede të ndjerë me mamanë e saj, Kim Kardashian flet hapur për dëmin psikologjik që po i shkakton ish-bashkëshorti Kanye West dhe si i duhet t’a fshehë këtë para fëmijëve.

26 Maj 2023, 10:46 Nga a.d
Kim Kardashian flet hapur për ankthin e shkaktuar nga ish-bashkëshorti
Kim Kardashian

SHBA-Kim Kardashian foli për ndjenjat e saj të vërteta për ish bashkëshortin, Kanye West, në sezonin e ri të reality show të ‘Keeping Up With The Kardashians’.

Në episodin e parë të sezonit tretë, Kim tregon se si ka vuajtur emocionalisht për shkak të rreperit, menjëherë pas divorcit. Ajo ka shprehur frustrimin e saj lidhur me sjelljen e Kanye në rrjetet sociale, ku i është dashur t’a fshehë zemërimin, për të mbrojtur fëmijët e saj. “Gjatë gjithë mbrëmjes kalova një sulm paniku”, i tha Kim mamasë Kris Jenner. “ Ndihesha sikur nuk mund të merrja frymë gjatë gjithë ditës.”

Ylli i reality show shtoi se  i duket e padrejtë mënyra se si Knaye ekspozon kaq shumë çështje private dhe familjare në publik, ndërkohë që ajo flet vetëm mirë për të. “Ndonjëherë Kanye më thotë: 'Mund të marrësh aprovimin tim para se të thuash diçka për mua në emisonin tënd?’", zbuloi ajo. "Dhe unë i them: Epo, ti ke folur për mua në këtë këngë, në atë këngë, në këtë intervistë, dhe nuk kërkove lejen time.

Kim foli dhe për mënyrën si i flet katër fëmijëvë: North, Saint, Chicago dhe Psalm, për babanë e tyre. “Dhe meqë ra fjala, jam unë ajo që vendos këngët e Kanye në makinë sa herë që fëmijët duan”, thotë Kim gjatë bisedës me Kris Jenner. “ Unë i them që ai është më i miri, dhe këndoj me ta, por në të vërtetë nga brenda jam duke vdekur.” Gjatë intervistave të shumta, Kanye është shprehur se do jetë gjithmonë mbrojtësi më i madh i Kim. Por për yllin e reality show, kjo është thjesht një fasadë. “Personi që bën intervista dhe thotë që është ‘mbrojtësi im përgjithmonë’ është ai që po më lëndon më shumë”, përfundon ajo.

 

 

kim kardshian kanye west

Sondazh

Poll