Art&Argëtim

“Merre se ta kam falur”, Diola Dosti flet për tradhtinë nga partneri: Dikush u fut mes nesh

Sipas saj, tradhtia nuk falet dhe partnerin do e linte të shkonte me të dashurën e tij

25 Maj 2023, 16:23 Nga m.s
“Merre se ta kam falur”, Diola Dosti flet për tradhtinë
Diola Dosti me ish-partnerin

TIRANE- Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Diola Dosti, ka pranuar publikisht se është tradhtuar nga ish-partneri i saj me të cilën ka tre fëmijë. Teksa ka qenë e ftuar në një intervistë në “Ftesë në 5”, ajo tregoi se një tjetër femër u bë shkak që të vinte edhe ndarja.

Të vënë përballë situatës nëse janë tradhtuar nga partneri me dikë që nuk e krahasojnë me veten, Diola u përgjigj me “po”. Sipas saj, tradhtia nuk falet dhe partnerin do e linte të shkonte me të dashurën e tij.

Diola tha se investimi që ajo jep për veten e saj është i madh, gjë të cilën duket se ish-partneri nuk e ka vlerësuar, duke e tradhtuar me dikë tjetër.

"Unë mendoj që në momentin që hyn një person tjetër, pra unë jam e para dhe ajo është e dyta, pra futet në mes, më mirë të mbajë të dytën.

Aman të keqen ia kam falur se nuk e dua fare. Pra në momentin që bën një zgjedhje tjetër dhe unë investoj kaq shumë te vetja ime, në integritetin tim e për trajnime dhe ai zgjedh dikë tjetër… merre se ta kam falur”, tha ajo.

diola dosti tradhti te dashur

Sondazh

Poll