Art&Argëtim

Zbulohet shkaku i vdekjes së ikonës Tina Turner

Turner kishte luftuar më parë me kancerin e zorrëve dhe vuante nga presioni i lartë i gjakut për më shumë se katër dekada.

25 Maj 2023, 21:33 Nga f.i
Zbulohet shkaku i vdekjes së ikonës Tina Turner
Tina Turner

SHBA- Tina Turner ka vdekur nga shkaqe natyrale në shtëpinë e saj në Zvicër. Dailymail shkruan se këngëtarja legjendare u nda nga jeta në moshën 83-vjeçare në Küsnach afër Cyrihut pas një sëmundjeje të gjatë dhe të paspecifikuar.  

Ishin përfaqësuesit e saj ata që konfirmuan për DailyMail.com se Mbretëresha e Rock 'n' Roll-it vdiq nga shkaqe natyrale. Ata njoftuan lajmin e hidhur për vdekjen e saj më 24 maj, duke thënë: "Me të bota humbet një legjendë dhe model të muzikës".

Turner kishte luftuar më parë me kancerin e zorrëve dhe vuante nga presioni i lartë i gjakut për më shumë se katër dekada.

tina turner vdes tina turner

Sondazh

Poll