Art&Argëtim

Përfshihet nga zjarri banesa e këngëtarëve Naim Abazi e Mihrije Braha në Prishtinë

Në banesë ka qenë djali i tyre së bashku me partneren.

25 Maj 2023, 17:34 Nga A.B
Përfshihet nga zjarri banesa e këngëtarëve Naim Abazi e
Naim Abazi e Mihrije Braha

KOSOVË- Banesa e këngetarëve Naim Abazi e Mihrije Braha në Prishtinë është përfshirë nga zjarri. Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Express këngëtari Naim Abazi, duke konfirmuar se njerëzit kanë shpëtuar.

Po është djeg po kemi kemi shpëtu mirë, njerëzit janë mirë”, tha Abazi.

I pyetur se cili ka mundur të jetë shkaku i shpërthimit të zjarrit, ai u përgjigj “si duket rryma”.

Ai tha se në vendngjarje ka qenë e pranishme edhe Policia e Kosovës, ndërsa në banesë ka qenë djali i tyre së bashku me partneren. Këngëtari nuk dha detaje nëse bëhet fjalë për dëme të mëdha materiale./Dosja.al

mihrije braha naim abazi

Sondazh

Poll