Art&Argëtim

Shuma "marramendëse"/ Artisti shqiptar krijon tavolinën me të shtrenjtë në botë (FOTO)

E quajtur ‘Tavolina Timless’ dhe kushton 1.890.000 euro.

26 Maj 2023, 10:22 Nga f.i
Shuma "marramendëse"/ Artisti shqiptar krijon tavolinën me
tavolina më e shtrenjtë në botë

ITALI- Artisti shqiptar Helidon Xhixha ka dizenjuar në Itali tavolinën më të shtrenjtë në botë. E quajtur ‘Tavolina Timless’ dhe kushton 1.890.000 euro, shkruajnë mediat italiane.

Veçantia e tavolinës është pikërisht baza e saj, e cila pëbëhet nga dy pjesë të integruara, ajo qendrore prej çeliku dhe baza monumentale me mermerë të bardhe nga Cervaiole. 

Projekti i Xhixhës lindi nga ideja e bashkimit të së shkuarës dhe së tashmes duke krijuar një bazë për të bashkuar dy materiale të përjetshme: mermerin, një material fisnik që në shekuj ka mundur të tregojë historinë e artit përmes artistëve të mëdhenj dhe çelik inox, një material bashkëkohor që i përket universit teknologjik dhe industrial.

tavolina me e shtrenjte itali

Sondazh

Poll