Art&Argëtim

Pas grindjes shumëvjeçare, Britney Spears ribashkohet me nënën e saj

Sipas burimeve marrëdhënia nënë-bijë është normalizuar deri në një farë pike, pasi Lynn vendosi të hidhte hapin e parë drejt pajtimit duke u angazhuar të korrigjojë gabimin me vajzën e saj.

25 Maj 2023, 16:13 Nga f.i
Pas grindjes shumëvjeçare, Britney Spears ribashkohet me
Britney Spears dhe nëna e saj

SHBA- Këngëtarja Britney Spears dhe nëna e saj Lynn janë takuar për herë të parë pas disa vitesh grindje publike. Mediat e huaja shkruajnë se Lynn ka shkuar në shtëpinë e këngëtares në Kaliforninë Jugore.

Sipas burimeve marrëdhënia nënë-bijë është normalizuar deri në një farë pike, pasi Lynn vendosi të hidhte hapin e parë drejt pajtimit duke u angazhuar të korrigjojë gabimin me vajzën e saj. Pas përfundimit të takimit, Brittney dhe nëna e saj janë parë duke bërë një shëtitje të shkurtër dhe u kthyen në shtëpi.

Ribashkimi vjen pas disa vitesh mosmarrëveshjesh dhe debatesh të ashpra mes tyre për kujdestarinë 13-vjeçare të këngëtares nga babai i saj Jamie Spears, i cili përfundimisht u ndërpre në nëntor 2021. Spears ka folur më parë për tradhtinë nga e ëma.

britney spears

Sondazh

Poll