Art&Argëtim

Kejvina Kthella merr vendimin e papritur/ Lë përgjithmonë ekranet shqiptare: Do shihemi nga një cep tjetër i botës

Kejvina tregon se ka hequr dorë nga mediat shqiptare, pasi synimi i saj tashmë janë të huajat, por vendin se ku do të shkojë nuk e ka ndarë me ndjekësit.

25 Maj 2023, 15:31 Nga f.i
Kejvina Kthella merr vendimin e papritur/ Lë përgjithmonë ekranet
Kejvina Kthella

TIRANË-  Ish-velina Kejvina Kthella pas pjesëmarrjes në "Big Brother Vip" dhe pasi u bë pjesë e bujës së madhe me shpullën ndaj Luizitm, ka vendosur të largohet nga Shqipëria.  

Në një njoftim në InstaStory, ajo tregon se ka hequr dorë nga mediat shqiptare, pasi synimi i saj tashmë janë të huajat, por vendin se ku do të shkojë Kejvina nuk e ka ndarë me ndjekësit.

“Përshëndetje, miq! Duke falenderuar të gjithë gazetarët, autorët dhe moderatorët, dua t’ju njoftoj publikisht, siç edhe ua kam komunikuar privatisht: Kam hequr dorë nga mediat shqiptare. Kjo për zgjedhje profesionale dhe personale. Faleminderit çdo personi që punon në media dhe në çdo dalje timen më ka trajtuar me dashuri. Ndërsa me ju publik bashkë do shihemi por nga një cep tjetër i botës.”- shkruan Kejvina.

Kejvina Kthella merr vendimin e papritur/ Lë përgjithmonë ekranet

Kejvina pas pjesëmarrjes në BBV nuk është shfaqur më në dalje televizive, duke u shkëputur kështu nga bota e televizionit dhe ekranit. Madje menjëherë pas eliminimit ajo u zhduk edhe nga rrjetet sociale.

kejvina kthella

Sondazh

Poll