Art&Argëtim

Legjendat nuk vdesin kurrë, MESAZHI i fundit i Tina Turner ku çdokush mund të gjejë veten

Muzikali përshkruan jetën e këngëtares nga fillimet e saj modeste në Nutbush, Tenesi, duke i mbijetuar dhunës në familje nga duart e ish-bashkëshortit Ike Turner dhe më vonë duke u shndërruar në një megastar rock 'n' roll.

25 Maj 2023, 15:23 Nga a.l
Legjendat nuk vdesin kurrë, MESAZHI i fundit i Tina Turner ku
Tina Turner

"Historia ime është histori e një të mbijetuari, por në mbijetesë ka gëzim dhe le të jetë sonte një ndarje gëzimi", ishte ky mesazhi i fundit i Tina Turner, muajin e kaluar ku festoi përvjetorin e pestë të shfaqjes së saj skenike, "TINA: The Tina Turner Musical", në Teatrin Aldëych të West End më 18 prill.

Muzikali përshkruan jetën e këngëtares nga fillimet e saj modeste në Nutbush, Tenesi, duke i mbijetuar dhunës në familje nga duart e ish-bashkëshortit Ike Turner dhe më vonë duke u shndërruar në një megastar rock 'n' roll.

Tina Turner ndau një mesazh të fundit fuqizues për fansat e saj në Londër, vetëm pesë javë para vdekjes së saj tronditëse në moshën 83-vjeçare. Këngëtarja legjendare vdiq në shtëpinë e saj në Küsnach afër Cyrihut të Zvicrës, pas një sëmundjeje të gjatë. 

Gjatë karrierës së saj, e cila filloi në vitet 1950, këngëtarja me origjinë amerikane fitoi zemrat me këngët klasike, duke përfshirë River Deep - Mountain High, Proud Mary dhe Nutbush City Limits. Ajo u pranua dy herë në Rock and Roll Hall of Fame dhe fitoi gjithsej 12 çmime Grammy. Një ceremoni private funerali do të mbahet për Turner, ku do të marrin pjesë miqtë e ngushtë dhe familja. 

vdes tina turner

Sondazh

Poll