Aktualitet

SPAK dhe prokuroria e Korçës "vihen në lëvizje”! Dërgojnë letërporosi në Greqi, kërkojnë ekstradimin e Haxhiut dhe Berberit

SPAK ka dërguar letërporosi në Greqi për ekstradimin e Laert Haxhiut dhe Firdeus Berberit

25 Maj 2023, 19:01 Nga m.s
SPAK dhe prokuroria e Korçës "vihen në
Firdeus Berberi dhe Laert Haxhiu

TIRANE- SPAK ka dërguar letërporosi në Greqi për ekstradimin e Laert Haxhiut dhe Firdeus Berberit. Arrestimi i këtij të fundit në Janinë të Greqisë, ka vënë në lëvizje prokurorinë e Korçës që të dorëzojë në gjykatën e qytetit, kërkesën për përcjelljen e letërporosisë, me qëllim ekstradimin në Shqipëri të Berberit.

Gazetari Elton Qyno raporton se Prokuroria e Korçës është duke kërkuar nga autoritet greke që Berberi të transferohet drejt Shqipërisë, për të nisur më pas procedurat për një proces gjyqësor, pasi akuzohet për “Vrasje me dashje” mbetur në tentativë ndaj Johan Muçllarit dhe “Mbajtje pa leje të armëve të zjarrit”, “Prishje e qetësisë publike”.

Qyno raporton për 'Oranews' se të njëjtën kërkesë për ekstradim ka depozituar në gjykatë dhe prokuroria e Posaçme (SPAK), e cila kërkon nga drejtësia greke të transferojë në Shqipëri, Laert Haxhiun. Ky i fundit është i dënuar me 18 vjet heqje lirie dhe hetuar në masën e sigurisë "arrest në burg" si i dyshuar në vrasjen e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës.

Fideus Berberi është një prej personave që ishte shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit së bashku më shokun e tij Greis Maxhari, pasi akuzohet për plagosjen e Johan Muçllarit. Ai u arrestua në Greqi, teksa ndodhej në të njëjtën makinë me të shumëkërkuarin nga Lushnja, Laert Haxhiun. Plagosja e të riut në vitin 2022 erdhi pas konflikteve mes dy familjeve./Dosja.al

firdeus berberi laert haxhiu spak

Sondazh

Poll