Bota

Raundi i dytë i zgjedhjeve në Greqi/ Ioannis Sharma betohet si kryeministër (FOTO)

Sharmas u betua përpara Presidentes së Republikës Katerina Sakellaropoulou dhe më pas ai shkoi në Pallatin Maksimos, për të marrë detyrën nga Kyriakos Mitsotakis.

25 Maj 2023, 17:40 Nga f.i
Raundi i dytë i zgjedhjeve në Greqi/ Ioannis Sharma betohet si
Ioannis Sharma

GREQI- Ioannis Sharma, Kryetari i Gjykatës së Audituesve u betua si kryeministër në detyrë, me synimin për ta çuar Greqinë në zgjedhjet e dyta kombëtare të 25 qershorit. Mediat e huaja raportojnë se Sharmas u betua përpara Presidentes së Republikës Katerina Sakellaropoulou dhe më pas ai shkoi në Pallatin Maksimos, për të marrë detyrën nga Kyriakos Mitsotakis.

Ditën e djeshme, pas takimit gjysmëorësh të liderëve politikë, ku u ra dakord sërish për pamundësinë e formimit të një qeverie bashkëpunimi, Sakellaropoulou u takua me kryetarin e Gjykatës së Audituesve dhe i besoi atij mandatin për formimin e qeverisë së përkohshme.

ioannis sharma zgjedhjet ne greqi 2023

Sondazh

Poll