Bota

Paralajmëron Kievi: Putin është objektivi ynë kryesor

I pyetur se kush është në krye të kësaj liste, Skibtsky emëroi Presidentin rus.

25 Maj 2023, 14:36 Nga a.l
Paralajmëron Kievi: Putin është objektivi ynë kryesor
Vladimir Putin

UKRAINË- Zëvendës shefi i Drejtorisë kryesore të Inteligjencës së Ukrainës, Vadym Skibitsky, tha në një intervistë se presidenti rus Vladimir Putin është një nga objektivat kryesor të Ukrainës. I pyetur se kush është në krye të kësaj liste, Skibtsky emëroi Presidentin rus, shkruajnë mediat e huaja. 

"Prioriteti ynë është të shkatërrojmë komandantin e njësisë, i cili urdhëroi njerëzit e tij të sulmojnë Ukrainën. Putin, sepse ai koordinon dhe vendos se çfarë ndodh," tha Skibitsky. 

Skibitsky kërcënoi gjithashtu të shkatërronte portin e Mariupolit, duke e quajtur atë një nga pikat kritike të logjistikës. Më herët, Moska fajësoi Kievin për sulmin ndaj Kremlinit, rezidencën e presidentit Vladimir Putin. 

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll