Bota

E rëndë në Britani/ Tentoi të surprizonte djalin për ditëlindje, nënë e bijë vdesin në një fugon

Nënë e bijë shkuan për ta dekoruar me tullumbace dhe pankarta për t’i bërë një surprizë për ditëlindjen e 26-të për Tyla, por surpriza u kthye në tragjedi.

25 Maj 2023, 14:55 Nga f.i
E rëndë në Britani/ Tentoi të surprizonte djalin për
Leah Churchill dhe Brooke Wanstall

BRITANI E MADHE-  Trupat e pajetë të Leah Churchill, 50 vjeç, dhe vajzës së saj 17-vjeçare, Brooke Wanstall, u gjetën nga vëllai i Brooke Tyla, kur ai hapi fugonin në ditëlindjen e tij të 26-të. The sun shkruan se  nënë e bijë shkuan për ta dekoruar me tullumbace dhe pankarta për t’i bërë një surprizë për ditëlindjen e 26-të për Tyla, por surpriza u kthye në tragjedi.

Pasi ndezën një gjenerator benzine që përdorej për ndriçim ose ngrohje, ato ndërruan jetë pasi thithën monoksidin e karbonit. Në vend të surprizës, Tyla bëri zbulimin e tmerrshëm, ku gjeti nënën dhe motrën e tij të pa jetë. Ai gjeti një kartolinë ditëlindjeje kishte lënë anash.

Detektivi Rreshter Zak Foote, i cili hetoi vendin e ngjarjes, konfirmoi se nuk kishte përfshirje të palëve të treta. Ai tha se dukej se ato kishin ndezur gjeneratorin e benzinës, i cili ishte në një hapësirë të mbyllur, duke mos ditur se do të mbyteshin nga monoksidi i karbonit.

vdesin nene e bije britani

Sondazh

Poll