Bota

Daçiç: Serbia dëshiron një prani më aktive të OSBE-së në Kosovë

Daçiç tha se është e rëndësishme që misioni i organizatës të vazhdojë të funksionojë, duke pasur parasysh rolin që duhet të ketë në zbatimin e rezolutës 1244 dhe marrëveshje të tjera ndërkombëtare.

25 Maj 2023, 15:21 Nga f.i
Daçiç: Serbia dëshiron një prani më aktive të
Ivica Daçiç

SERBI- Ministri serb i  Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç deklaroi se Serbia dëshiron një prani më aktive të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE) në Kosovë.

Mediat serbe shkruajnë se pas një takimi të Daçiç me kryetari e OSBE-së dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ai tha se është e rëndësishme që misioni i organizatës të vazhdojë të funksionojë, duke pasur parasysh rolin që duhet të ketë në zbatimin e rezolutës 1244 dhe marrëveshje të tjera ndërkombëtare.

"Ne besojmë se të gjitha misionet ndërkombëtare në Kosovë duhet të vazhdojnë të punojnë dhe të kenë sa më shumë hapësirë ​​për aktivitetet e tyre, në mënyrë që të mundësohet stabilitet dhe paqe në atë zonë. Kur u nënshkrua Marrëveshja e Brukselit, roli i OSBE-së ishte të përcaktonte qartë organizimin e zgjedhjeve në Kosovë por do t'ju kujtoj se zgjedhjet e fundit janë mbajtur pa pjesëmarrjen e OSBE-së për herë të parë”, tha Daçiç.

ivica daçiç

Sondazh

Poll