Bota

U stërvit nga rusët, Norvegjia paralajmëron njerëzit që të qëndrojnë larg balenës ‘spiune”

Që nga viti 2019, ajo ka udhëtuar përgjatë bregdetit norvegjez me disa ndalesa gjatë rrugës. Hvaldimir priret të qëndrojë në fermat ku ka mundur të kap peshk, duke kullotur ushqimin e tepërt. Hvaldimir ndjek varkat dhe luan me to në bord.

25 Maj 2023, 14:22 Nga a.l
U stërvit nga rusët, Norvegjia paralajmëron njerëzit që
Balena 'spiune'

NORVEGJI- Drejtoria Norvegjeze e Peshkimit ka paralajmëruar se njerëzit që të shmangin kontaktin me një balenë të famshme beluga, ose përndryshe do të rrezikojnë jetën e saj. Balena, me nofkën Hvaldimir, fitoi famë ndërkombëtare në vitin 2019 pasi u pa e veshur me një parzmore të krijuar posaçërisht me montime për një kamerë, gjë që bën që ekspertët të besojnë se balena mund të jetë trajnuar nga ushtria ruse, shkruan CNN.

Që nga viti 2019, ajo ka udhëtuar përgjatë bregdetit norvegjez me disa ndalesa gjatë rrugës. Hvaldimir priret të qëndrojë në fermat ku ka mundur të kap peshk, duke kullotur ushqimin e tepërt. Hvaldimir ndjek varkat dhe luan me to në bord.

Balena, e cila është një specie e mbrojtur në Norvegji, tani jeton në Oslofjord të brendshëm.  Kjo do të thotë se ajo ka mbërritur në një zonë shumë të populluar dhe rreziku që balena mund të lëndohet për shkak të kontaktit me njerëzit është bërë dukshëm më i madh.  

Në një deklaratë të mërkurën, drejtori i peshkimit Frank Bakke-Jensen tha se deri më tani ka pasur vetëm incidente të vogla ku balena ka pësuar lëndime të lehta, kryesisht nga kontakti me varkat. Por ai u bëri thirrje njerëzve të mbajnë distancën me të edhe pse balena është e zbutur dhe miqësore me njerëzit. 

balena spiune

Sondazh

Poll