Bota

Japonia ngre në qiell avionët e saj luftarakë, pikas aeroplanë ushtarakë rusë mbi Oqeanin Paqësor

Ministria e Mbrojtjes japoneze tha se zbuloi një avion spiun rus, IL-20, që fluturonte vajtje-ardhje nga Deti i Okhotsk në Paqësor.

25 Maj 2023, 15:05 Nga f.i
Japonia ngre në qiell avionët e saj luftarakë, pikas
foto ilustruese

JAPONI- Japonia ka vendosur në gadishmëri avionët luftarakë, pasi pikasi avionë ushtarakë rusë mbi Oqeanin Paqësor dhe Detin e Japonisë. Mediat e huaja shkruajnë se njoftimi u dha nga ministria e mbrojtjes.

'Ne zbuluam një avion rus për mbledhjen e informacionit IL-20 që fluturonte vajtje-ardhje nga Deti i Okhotsk në Paqësor dhe një tjetër IL-20 që fluturonte drejt ujërave pranë ishullit Sado përpara se të kthehej drejt kontinentit,"- tha ministria.

japonia avione ruse

Sondazh

Poll