Art&Argëtim

'Mos më pyesni më për Kejsin'/ Stresi bën apelin e fortë: Për mua çdo gjë ka marrë fund

Në një intervistë për emisionin “Lancio” në “TAR” ai tha se mes tij dhe Kejsit nuk ka më asgjë. Ndërsa uroi që ajo të jetë mirë. 

25 Maj 2023, 12:44 Nga a.l
'Mos më pyesni më për Kejsin'/ Stresi bën apelin e
Stresi dhe Kejsi

TIRANË- Reperi Arkimed Lushaj i njohur me emrin artistik Stresi, ka bërë sërish një deklaratë të fortë sa i takon lidhjes së tij të shumë përfolur me blogeren Kejsi. Në një intervistë për emisionin “Lancio” në “TAR” ai tha se mes tij dhe Kejsit nuk ka më asgjë. Ndërsa uroi që ajo të jetë mirë. 

“Është bërë shumë e madhe kjo vajzë në Shqipëri. Të them të drejtën dua ta bëj një apel, mos pyesni më. Për mua, çdo gjë ka marrë fund. Unë kam jetën time, secili ka jetën e vet. Nuk di çfarë të them, po rëndësi ka të jetë mirë, kaq", tha ai. 

Gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme të Big Brother Vip Kosova, ku u shpall fitues, Stresi ka kërkuar një rikthim me ish-in e tij Kejsi, teksa tregoi i përlotur se ishte i shqetësuar për shëndetin e saj. 

stresi

Sondazh

Poll