Art&Argëtim

Taylor Swift bashkëpunon me Ice Spice, pas fjalëve rraciste të Matty Healy

Taylor Swift dhe Ice Spice gëzuan fansat kur deklaruan bashkëpunimin e tyre, që do jetë një remiks i këngës 'Karma', pjesë e albumit 'Midnights' të Swift.

25 Maj 2023, 13:46 Nga a.d
Taylor Swift bashkëpunon me Ice Spice, pas fjalëve rraciste të
Taylor Swift dhe Ice Spice

SHBA-Një bashkëpunim i ri pritet të vijë nga këngëtarja me famë botërore Taylor Swift dhe rreperja më në zë e momentit, Ice Spice. Swift e ndau lajmin me ndjekësit e saj në Instagram, duke thënë që dhe ajo, si gjithë të tjerët, është një fanse e madhe e Ice Spice.

Jam fanse e madhe e kësaj artisteje brilante dhe pasi arrita t’a njihja mund të konfirmoj: Ajo është perfekte për t’u parë”, shkruan Swift në postimin promovues ku dyshja shfaqen në skenë bashkë. Sipas Swift, remixi i këngës ‘Karma’, i albumit 'Midnights', pritet të dalë sot, më 25 maj në mesnatë.

Është një moment mjaft intersant për një bashkëpunim të tillë, duke kujtuar lidhjen e përfolur të Taylor me këngëtarin Matyy Healy, i cili në fillim të këtij viti bëri komente rraciste për Ice Spice.I ftuar në ‘The Adam Friedland Show’, Healy bëri komente fyese lidhur me përkatësinë etnike, pamjen, madje dhe theksin e Ice Spice. Pasi episodi u hoq nga Spotify dhe Apple, Matty Healy i kërkoi Ice Spice një falje publike duke thënë:"U ndieva pak keq dhe kërkoj falje nëse të kam ofenduar." "Unë e dua shumë Ice Spice dhe më vjen tmerrësisht keq nëse e kam mërzitur."

Megjithatë, duket se Taylor nuk ndikohet nga mendimet e Healy, duke sjellë për fansat atë që pritet të jetë bashkëpunimi i vitit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Taylor Swift (@taylorswift)

taylor swift ice spice

Sondazh

Poll