Aktualitet

Po luante me fëmijët në park, babait i grabisin çantën me para, policia jep detajet

6 Tetor 2019, 10:19 Nga DOSJA
Po luante me fëmijët në park, babait i grabisin

LEZHË– Babai i dy fëmijëve është grabitur paraditen e sotme në Lezhë teksa po luante me ta në parkun e qytetit.

Lidhur me ngjarjen janë arrestuar në kohë rekord dy autorët, të cilët ishin precedentë të mëparshëm për vjedhje.

Të arrestuarit me iniciale E.C. dhe P.D. banues në Lezhë i kanë vjedhur prindit me inicale S.K shumën prej 60.000 lekësh të reja të cilat i kishte lënë në çantë.

NJOFTIMI:

Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Lezhë, identifikuan dhe arrestuan në flagrancë shtetasit E.C. dhe P.D. banues në Lezhë për veprën penale ” Vjedhja’ kryer në bashkëpunim”

Këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, i kanë vjedhur shtetasit S.K. shumën monetare prej 60.000 lekë të reja të cilat i kishte lënë në çantë kur po luante me fëmijët në park.

Në cilësinë e proves materiale, dy shtetasve të arrestuar iu gjetën dhe sekuestruan një pjesë e shumës monetare të vjedhur.

Materialet procedurale ju referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet grabitje ne lezhe lezhe grabitje ne lezhe lezhe

Sondazh

Poll