Bota

Moska mbyll konsullatën në Shën Petersburg, dëbohen 5 diplomatë suedezë

Ambasadorja suedeze Malena Mard ishte thirrur dhe informuar për masat hakmarrëse të Moskës për kursin konfrontues të vendit të saj, shkruajnë mediat e huaja. 

25 Maj 2023, 14:15 Nga a.l
Moska mbyll konsullatën në Shën Petersburg, dëbohen 5
Moskë

RUSI- Ministria e Jashtme ruse ka njoftuar se është mbyllur konsullata e përgjithshme e Rusisë në Goteborg dhe misionin diplomatik të Suedisë në Shën Petersburg. Po ashtu u njoftua se janë dëbuar 5 diplomatë suedezë. Ambasadorja suedeze Malena Mard ishte thirrur dhe informuar për masat hakmarrëse të Moskës për kursin konfrontues të vendit të saj, shkruajnë mediat e huaja. 

“U mor një vendim për të shpallur persona non grata pesë diplomatë suedezë”, tha Ministria e Jashtme ruse.

Masa erdhi pasi Suedia tha në fund të prillit se po dëbonte pesë diplomatë rusë për aktivitete që nuk përputhen me statusin e tyre diplomatik. Rusia tha se dëbimi ishte një lëvizje haptazi armiqësore, duke akuzuar autoritetet në vendin e Evropës veriore për kryerjen e një fushate rusofobike.

malena mard

Sondazh

Poll