Bota

Të shtëna me armë dhe sulm me thikë në Japoni/ Vriten 3 persona, mes tyre 2 oficerë policë

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 në Nakano, ndërsa autori është arratisur. 

25 Maj 2023, 14:06 Nga a.l
Të shtëna me armë dhe sulm me thikë në Japoni/ Vriten 3
Foto ilustruese

JAPONIA- Dy sulme të njëpasnjëshme me armë dhe thikë janë raportuar në Japoni. Mediat e huaja raportojnë se 3 persona kanë mbetur të vrarë mes të cilëve dy oficerë policie, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 në Nakano, ndërsa autori është arratisur. 

Pasi dëshmitari thirri policinë, fqinjët u përpoqën të jepnin ndihmën e parë për gruan që u sulmua me thikë. Burri që e goditi me thikë më pas u kthye me një armë gjahu dhe qëlloi dy herë.

I dyshuari ishte maskuar me kapele, syze dielli dhe një maskë. Njerëzit në zonë u është kërkuar të qëndrojnë brenda deri në inspektimin e vendit të ngjarjes, pasi dyshohej se autori qarkullonte ende në lagje. 

sulm me arme në japoni

Sondazh

Poll