Bota

Moti i keq në Itali/ Përmbytet rajoni i Brescia-s, dy makina përfundojnë në kanal

Stuhia dhe reshjet e dendura që prekën Italinë pasditen e së mërkurës shkaktuan dëme të mëdha në vetëm një orë e gjysmë, duke sjellë përmbytje dhe izolime të qytetarëve.

25 Maj 2023, 12:59 Nga a.d

 

Moti i keq në Itali/ Përmbytet rajoni i Brescia-s, dy makina
Makinat e rëna në kanal si pasojë e stuhisë, Brescia

ITALI-Stuhia që goditi provincën e Brescias-s në Itali pasditen e të mërkurës ka shkaktuar dëme serioze, sidomos në zonat e Caino, Nave dhe Concesio në Val Trompia, ku rrugët janë kthyer në përrenj balte. Në Rezzato, argjinatura e kanalit u shkatërrua duke sjellë si pasojë rënien e dy makinave në kanal, të cilat fatmirësisht nuk kishin pasagjerë brenda.

Në qytetin e Brecias pati vështirësi të mëdha në qarkullimin e automjeteve për shkak të përmbytjes së disa nënkalimeve. Zjarrfikësit punuan gjatë gjithë pasdites dhe natës me Mbrojtjen Civile duke përdorur pompat e shkarkimit të ujit për të pastruar rrugët dhe për të rivendosur të paktën rregullin në sistemin rrugor. Nga ana tjetër, nga kjo fatkeqesi disa familje në Lavenone kanë mbetur tërësisht të izoluara./L'unione Sarda.it

Moti i keq në Itali/ Përmbytet rajoni i Brescia-s, dy makina
Brescia, Itali
Moti i keq në Itali/ Përmbytet rajoni i Brescia-s, dy makina
Brescia, Itali

brescia itali mot i keq

Sondazh

Poll