Bota

Mungon dëshmitarja, shtyhet sërish seanca për vrasjen e Ivanoviçit

Kjo nuk është hera e parë që Popoviç mungon në seancë.

25 Maj 2023, 13:24 Nga a.l
Mungon dëshmitarja, shtyhet sërish seanca për vrasjen e
Oliver Ivanoviç

KOSOVË- Sot ishte planifikuar të mbahej seanca e rradhës për vrasjen e ish-politikanit serb, Oliver Ivanoviç. Lajmin e ka bërë të ditur gjykatësi Valon Kurtaj. Por seanca është shtyrë sërish për shkak të mungesës së dëshmitares ish-partneres së Ivanoviç, Milena Popoviç. 

Kjo nuk është hera e parë që Popoviç mungon në seancë. Më herët prokurori special Burim Çerkini deklaroi se për shkak të mungesës së saj shqyrtimi gjyqësor është shtyrë disa herë, por deklaroi se nuk mund ta presin deri në pafundësi këtë dëshmitare.

Seanca fillestare ishte mbajtur më 11 shkurt 2020, kurse Gjykata Themelore në Prishtinë, më 6 prill 2020, kishte refuzuar kërkesat për hudhjen e aktakuzës dhe kundërshtimet e provave. Pas ankesave të katër avokatëve, Gjykata e Apelit kishte aprovuar ankesat e mbrojtësve dhe çështja ishte kthyer në rivendosje.

Në seancën e fundit të mbajtur me 14 mars Gjykata Themelore në Prishtinë, mori aktvendim që dëshmitarja Milena Popoviq (ish-partnerja e Ivanoviçit), të dëgjohet përmes ndihmës juridike ndërkombëtare (Departamenti për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar), në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë.

Në këtë rast, për përfshirje në vrasjen e Ivanoviçit, e cila kishte ndodhur në janar të 2018-ës, po akuzohen Marko Roshiç, Nedelkjo Spasojeviç, Dragisha Markoviç, Zharko Jovanoviç, Silvana Arsoviç dhe Rade Basara. 

oliver ivanovic

Sondazh

Poll