Politike

Berisha qeshi me rikthimin e tij, Basha i përgjigjet: Të kishte sulmuar Ramën aq sa mua...s'do kishte humbur aq thellë në zgjedhje!

Lulzim Basha tha se nëse Berisha, të cilit i referohet si "SB" do të sulmonte kaq shumë edhe kryeministrin Edi Rama, situata politike do ishte ndryshe.

25 Maj 2023, 13:33 Nga k.m.
Berisha qeshi me rikthimin e tij, Basha i përgjigjet: Të kishte
Lulzim Basha

TIRANË- Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është përgjigjur kryedemokratit Sali Berisha, i cili qeshi me rikthimin e tij në politikë, pas 1 viti mungesë. Në një postim të bërë në rrjetet e tij sociale, deputeti i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se nëse Berisha, të cilit i referohet si "SB" do të sulmonte kaq shumë edhe kryeministrin Edi Rama, rezultati i zgjedhjeve lokale të 14 majit do të ishte ndryshe.

"Të kishte sulmuar Ramën aq sa ka sulmuar ata që nuk mendojnë si ai, rezultati nuk do të ishte ky. Por halli i SB është tjetër nga hallet e qytetarëve. Sot si dje ai shpik e kërkon armiq për të fshehur dështimin që mbolli duke vendosur interesin e tij mbi atë të demokratëve,"-shkruan ndër të tjera Lulzim Basha.

Dje, ish-kreu i PD-së Lulzim Basha nis të mërkurën pasdite rikthimin në politikë përmes një takimi me të rinj demokratë. Ai komentoi fushatën elektorale në zgjedhjet e 14 Majit duke thënë se palët nuk ofruan asnjë ofertë por vetëm Big Brother dhe tallava. Gjatë gjithë komunikimit, Basha iu ofroi një grupi të rinjsh tre teza që në fakt janë të vjetra dhe nuk janë realizuar gjatë kohës kur ishte kryetar, ajo e hapjes 100% të listave për deputet, vettingu në politike dhe kufizimi i mandatit të kryeministrit në dy. Sipas tij, 14 maji ishte data e skadencës përfundimtare e politikës së vjetër.

lulzim basha rikthimi i lulzim bashes

Sondazh

Poll