Aktualitet

Arrestimi për blerje votash, Beleri dhe Kokaveshi kërkojnë lirinë në Apelin e GJKKO

Pala mbrojtëse e Belerit arsyeton se nuk ka prova për  të mbajtur në burg kryetarin e  sapo zgjedhur të bashkisë Himarë.

25 Maj 2023, 11:39 Nga f.g
Arrestimi për blerje votash, Beleri dhe Kokaveshi kërkojnë
Fredi Beleri, kryetar i bashkise Himare

TIRANE- Fredi Beleri dhe Pandi Kokaveshi kanë apeluar sot në Apelin e GJKKO masën e sigurisë që u caktua dy ditë më parë. Kokaveshi kërkon lirinë për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. Në kërkesën drejtuar Apelit të Gjykatës së Posaçme, pala mbrojtëse e Belerit arsyeton se nuk ka prova për  të mbajtur në burg kryetarin e  sapo zgjedhur të bashkisë Himarë."Të pushohet çështja, nuk ka asnjë provë për shitblerje votash."-thuhet në kërkesë.

Nga ana tjetër, Kokaveshi i kërkon Apelit të Posaçëm masë më të butë se "arresti me burg", me pretendimin se "situata e tij shëndetësore i rrezikon jetën në izolim".

Tashmë kërkesa është dorëzuar dhe Apeli do të  hedhë shortin për të caktuar emrin e gjyqtarit që do të shqyrtojë çështjen. 

GJKKO dha vendimin “Arrest me burg” për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri dhe bashkëpunëtorin e tij, Pandeli Kokaveshi. Arrestimi i tij është bërë dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit, pasi akuzohet për shitblerje votash. Kjo ngjarje solli reagime edhe nga pala greke, e cila ka bërë shpesh thirrje për lirimin e Belerit. Beleri ndodhet në burgun 313 të Tiranës, ndërsa Kokaveshi në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza"./Dosja.al

fredi beleri arrestohet fredi beleri

Sondazh

Poll