Aktualitet

Dibër/ Mbytet tragjikisht një 13 vjeçar në liqenin e fshatit Shumbat, banorët: Pamë çorapen dhe nisëm kërkimin

Banorët tregojnë ngjarjen se si e kanë gjetur, ndërsa dyshojnë se ai mund të jetë mbytur aksidentalisht pasi mund të ketë rrëshkitur në pjesën anësore të liqenit e cila është prej betoni.

25 Maj 2023, 11:24 Nga f.g
Dibër/ Mbytet tragjikisht një 13 vjeçar në liqenin e
Banori

DIBER- Një fëmijë 13 vjeçar dyshohet se është mbytur aksidentalisht pasditen e djeshme në liqenin e fshatit Shumbat në Dibër.

Trupi i pajetë i 13 vjeçarit me inicialet E.S është gjetur rreth mesnatës nga banorë të fshatit të cilët kishin dalë për ta kërkuar pas alarmit të dhënë nga familjarët e 13 vjeçarit që ai nuk ishte kthyer në shtëpi. Menjëherë është njoftuar edhe policia e Dibrës e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur kërkimet bashkë me banorët.

Banorët tregojnë ngjarjen se si e kanë gjetur, ndërsa dyshojnë se ai mund të jetë mbytur aksidentalisht pasi mund të ketë rrëshkitur në pjesën anësore të liqenit e cila është prej betoni.

"Ishin pantoflat dhe çorapja dhe nisëm kërkimin me elektrik mu këtu. Shikoni çorapen e djalit. Erdhi çuni këtu dhe ka hyrë. E kërkoi gjithë rinia e  fshatit.  Nga çorapja nisëm të kërkonim. U hodh një çun i ri, e pa, thirri ambulancën. Babain e ka në emigrim."-tha banori.

Por ky nuk është rasti i vetëm pasi banorët tregojnë se edhe më parë në këtë liqen janë mbytur edhe 2 fëmijë të tjerë të moshave 14 e 15 vjeç.

"E ka kërkuar nëna, e nisën ta kërkonin të gjithë. Shkoi vetë. Janë mbytur dhe disa  fëmijë të tjerë në këtë lagje. Kur doli te xhamia ka rënë, sesi e ku, u mblodhën krejt.",-u shpreh një banore tjetër e zonës. 

Policia e Dibrës ka nisur hetimet për rastin e fundit për të zbuluar nëse 13 vjeçari ka patur arsye të tjera apo është mbytur vërtetë aksidentalisht./Dosja.al

mbytet i mituri ne diber

Sondazh

Poll