Aktualitet

Shpërndante doza kokaine dhe kanabisi në lokalet e natës, arrestohet 28-vjeçari në Vlorë

I riu i identifikuar si Renaldo Sadikaj u kap në flagrancë me kanabis dhe kokainë.

25 Maj 2023, 11:13 Nga k.m.
Shpërndante doza kokaine dhe kanabisi në lokalet e natës,
Foto ilustruese

VLORË- Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia në Vlorë pasi shpërndante doza kokaine dhe kanabisi në klabe të ndryshme në qytet. I riu i identifikuar si Renaldo Sadikaj u kap në flagrancë me kanabis dhe kokainë.

Shpërndante doza kokaine dhe kanabisi në lokalet e natës,

NJOFTIMI I PLOTË:

Vlorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Fokus 6”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike. Shpërndante doza kokaine dhe kanabisi, kryesisht në lokalet e natës, arrestohet në flagrancë 28-vjeçari. Sekuestrohen doza të lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis, gati për shitje, dhe 1 aparat celular. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme me fokus parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Fokus 6”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

-R. S., 28 vjeç, banues në Vlorë.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën këtij shtetasi, doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë dhe kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 1 aparat celular. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas i shpërndante dozat e kokainës dhe të kanabisit, në qytetin e Vlorës, kryesisht në lokalet e natës. Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

renaldo sadikaj

Sondazh

Poll