Aktualitet

FOTO/ Mashtroi klienten duke i marrë 42 mijë euro, arrestohet avokati 51-vjeçar në Elbasan

Por avokati nuk kishte bërë asnjë procedur për ndjekjen e këtyre dy çështjeve. 

25 Maj 2023, 09:48 Nga I.A
 
FOTO/ Mashtroi klienten duke i marrë 42 mijë euro, arrestohet avokati
Gëzim Kovaçi

ELBASAN- Një avokati është arrestuar në Elbasan për mashtrim. Mësohet se avokati 51-vjeçar Gëzim Kovaçi ka mashtuar klienten e tij duke i marrë 42 mijë euro për të ndjekur në gjykatë dy çështje gjyqësore. Por avokati nuk kishte bërë asnjë procedur për ndjekjen e këtyre dy çështjeve. 

Njoftimi i Policisë:

Elbasan/Goditet një rast i mashtrimit me qëllim përfitimin e vlerave monetare. I mori 4200 euro klientes së tij, përmes mashtrimit, dhe nuk kreu detyrimet ligjore për të cilat ishte ngarkuar me prokurë, arrestohet 51-vjeçari, me profesion avokat. Strukturat hetimore të DVP Elbasan, pas kallëzimit nga një shtetase për një rast mashtrimi nga një avokat, kanë organizuar punën për kapjen e këtij shtetasi dhe për dokumentimin e plotë të këtij rasti.

Në vijim të veprimeve procedurale, u bë ndalimi i shtetasit G. K., 51 vjeç, banues në Elbasan, me profesion avokat. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se kallëzuesja dhe familjarët e saj kishin autorizuar me prokurorë shtetasin G. K., për të ndjekur në gjykatë, dy çështje gjyqësore (një çështje pronësie dhe një zgjidhje martese), dhe i kishin dhënë atij 4200 euro, por ai nuk kishte kryer asnjë veprim juridik për ndjekjen e këtyre çështjeve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

arrestohet avokati ne elbasan

Sondazh

Poll