Aktualitet

Patatja shkon në 120 lekë/kg, fermerët: Ngricat e pranverës dëmtuan prodhimin

Në treg ka hyrë patatja e re e fushave të Divjakës, por çmimi vijon të mbetet i lartë deri në 120 lek/kg.

24 Maj 2023, 19:45 Nga m.s
Patatja shkon në 120 lekë/kg, fermerët: Ngricat e pranverës
foto ilustruese

TIRANE- Konsumatorët shqiptarë po blejnë me çmime stratosferike pataten. Një kilogram patate në pikat e pakicës në Tiranë shitet me 100-120 lekë për kg.

Fermerët shqiptare të paorientuar me nevojat e tregut, përpos faktit që ekspozohen ndaj humbjeve kolosale, krijojnë edhe probleme në furnizimin normal të tregut me prodhime të vendit. Ata thonë se shkak për çmimin e lartë është prodhimi i pakët, pasi bimët u dëmtuan nga ngricat në pranverë.

“Është shumë dobët me prodhimin. 60-70 lekë. Pikat e grumbullimit dhe tregu i brendshëm. As 40% të prodhimit nuk marr. Lagështira dhe ngricat i dëmtuan. Në javë do 4 spërkatje 200 mijë lekësh”, tha një fermer në Divjakë.

Jo vetëm konsumatorët, por edhe tregtarët ankohen për çmimin e lartë. Në krahasim me një vit më parë, çmimi i patates është rritur ndjeshëm nga 60 lek për kg që ishte.

“Populli ikën se nuk ka me çfarë ti blejë. Patatja është e Divjakës. 100 lekë me shumicë. Vitet e kaluara, kur del e reja, e vjetra është lirë. Por është shumë lartë. Me shumicë e marrim 90 lekë, vjet e merrnim 40 lekë me shumicë”, tha një tregtare për “Report Tv”.

E ndërsa fermerët në Divjakë thonë se e japin pataten me 70 lek për kg, çmim shumice.

“Deri tani me 70 lekë. Po ua japim frigoriferëve. Ka edhe nga tregu i brendshëm, grumbulluesit. Për 1 dynym prisja 40 kuintal. Por do marr deri në 20 kuintal”, tha një fermer.  “Do 4 herë spërkatje. Nuk ke ndonjë përfitim por nuk ke çfarë të bësh. Toka duhet punuar”, tha një tjetër.

patatja fermeret

Sondazh

Poll