Aktualitet

Kontrolle blic në Spanjë/ U kap në makinë me bizhuteri të vjedhura me vlerë mbi 67 mijë euro, arrestohet 'skifteri' shqiptar

Gjatë kontrollit nga policia, në automjetin e tij janë gjetur 375 bizhuteri të vjedhura me vlerë 67, 575 euro. 

24 Maj 2023, 17:51 Nga a.l
Kontrolle blic në Spanjë/ U kap në makinë me bizhuteri
Arrestohet shqiptari në Spanjë

SPANJË-Autoritetet në Spanjë kanë arrestuar një shtetas shqiptar i cili akuzohet për vjedhje të bizhuterive që arrinin vlerën në mbi 67 mijë euro.

Mediat vendase raportojnë se shqiptari është kapur duke drejtuar automjetin e tij. Gjatë kontrollit nga policia, në automjetin e tij janë gjetur 375 bizhuteri të vjedhura me vlerë 67, 575 euro. 

Autoritete spanjolle janë duke punuar për kthimin e bizhuterive dhe sendeve me vlerë tek pronarët legjitimë. Sakaq, shqiptari ndodhet në burgun e qytetit Álava. Për arsye hetimore identiteti i të arrestuarit nuk është bërë ende me dije. 

arrestohet shqiptari ne spanje

Sondazh

Poll