Aktualitet

Përfitoi gati 600 mijë euro përmes mashtrimit! 30-vjeçarja, 'e përzgjedhura' e Gjylametit në Kuvend, posti "i dha fuqi" për më shumë zhvatje

Deraj, duke pasur edhe pushtetin që i jepte pozita e saj, u mori shuma të mëdha parash 3 personave (familjarë të saj), duke i mashtruar se do t’i ndihmonte në një proces gjyqësor.

24 Maj 2023, 16:51 Nga A.B
Përfitoi gati 600 mijë euro përmes mashtrimit!
Milena Deraj

TIRANË- Milena Deraj, e arrestuar për mashtrimin ndaj disa personave që do t'i ndihmonte në një proces gjyqësor, rezulton me lidhje në Qeveri. Raportohet se 30-vjeçarja punonte në Kuvendin e Shqipërisë, saktësisht asistentja e deputetes socialiste Blerina Gjylameti. 

Fotot e shkrepura në çdo cep të Kuvendit e tregojnë qartë sesa me pasion e ka bërë 30-vjeçarja punën e saj në Kuvend (edhe jashtë saj, duke mashtruar).

Përfitoi gati 600 mijë euro përmes mashtrimit!

Deraj, duke pasur edhe pushtetin që i jepte pozita e saj, u mori shuma të mëdha parash 3 personave (familjarë të saj), duke i mashtruar se do t’i ndihmonte në një proces gjyqësor.

Ekonomistja, ish-punonjësja në Bankës e Shqipërisë e njëkohësisht edhe këshilltarja e Gjylametit arriti të mashtronte Hasan Verracaku, Abedin Verracaku, Shyqyri Verracaku, me pretendimin se do t’u zgjidhte çështjen e masakrës së Velipojës.

Me premtimin se do i ndihmonte në gjyq, Deraj u ka marrë të treve shumën prej 340 mijë eurove me pretendimin se do t’i ndihmonte në gjyq dhe do të ndërhynte për të ulur pozitatat e tyre. Si ish-punonjëse e Bankës së Shqipërisë ajo ka mashtruar një shoqe të sajën, së cilës i ka marrë shumën prej 230 mijë euro në këmbim të bonove të thesarit. Kur shoqja e saj e ka kuptuar se ishte mashtruar dhe nuk po merrte bonot në këmbim të parave është paraqitur në polici për të denoncuar rastin.

Mashtrimet e Derajt duket se nuk morën fund vetëm me një person, por vijoi derisa zhvati edhe shoqen saj. Sigurisht, që Deraj u mbështet edhe tek lidhjet e forta politike që kishte./Dosja.al

blerina gjylameti milena deraj

Sondazh

Poll