Aktualitet

PROFIL- Policia e kërkoi 1 vit resht për plagosje, i riu fshihej pas Laert Haxhiut në Greqi/ Kush është Firdeus Berberi, rrahu policët se i prishën festën

Babai i Firedusit, Ilir Berberi i njohur ndryshe dhe si “Lili i Rrushkës” ka pasur konflikte që kanë çuar deri në planifikimin e atentateve, por edhe i biri nuk është emër i panjohur për Policinë. Kjo pasi 3 vite më parë ai u arrestua pasi po festonte ditëlindjen në lokalin e tij, kohë kur nuk lejoheshin hapja e bareve për shkak të pandemisë së koronavirusit.

24 Maj 2023, 19:08 Nga k.m.
PROFIL- Policia e kërkoi 1 vit resht për plagosje, i riu fshihej pas
Firedus Berberi

POGRADEC– Fideus Berberi është një prej personave që ishte shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit së bashku më shokun e tij Greis Maxhari, pasi akuzohet për plagosjen e Johan Muçllarit. Ai u arrestua dje në Greqi, teksa ndodhej në të njëjtën makinë me të shumëkërkuarin nga Lushnja, Laert Haxhiun. Plagosja e të riut në vitin 2022 erdhi pas konflikteve mes dy familjeve.

Babai i Firedusit, Ilir Berberi i njohur ndryshe dhe si “Lili i Rrushkës” ka pasur konflikte që kanë çuar deri në planifikimin e atentateve, por edhe i biri nuk është emër i panjohur për Policinë. Kjo pasi 3 vite më parë ai u arrestua pasi po festonte ditëlindjen në lokalin e tij, kohë kur nuk lejoheshin hapja e bareve për shkak të pandemisë së koronavirusit. (SHIKO KËTU)

Më 5 maj 2020, Firdeus Berberi kishte organizuar ditëlindjen në ambientet e banesës së tij, një pjesë e së cilës ishte përshtatur për lokal. Policia e arrestoi me akuzën se ai kishte shkelur Aktin Normativ, por mbi të rëndoi dhe akuza e dhunimit të një efektivi policie, e gjitha e dokumentuar me video. Edhe pse në versionin e nënës së tij shkaktar i përplasjes ishte një polic civil i cili kishte hyrë nga dera e pasme e shtëpisë, ka bërë foto dhe në këtë moment djali nuk e ka lejuar, pasi “festa” po zhvillohej në banesë dhe s’kishin asnjë autorizim. Madje ajo shtonte se i biri ishte dhunuar paraprakisht.

Megjithatë Gjykata la në fuqi vetëm akuzën kundërshtim ndaj policit, për të cilën vendosi masën e sigurisë arrest në burg, duke e lënë më pas dhe të lirë. Ditë e gjyqit, edhe dalja e tij nga Gjykata dhe transporti drejt burgut u shoqëruar me përplasje mes familjarëve të 19-vjeçarit dhe uniformave blu. Madje kishte dhe nga ata që i thoshin mirë ia bëre, duket i qëlluar me shishe në drejtim të efektivëve.

Lidhja me bandën e Lushnjes

Për 2 sulmet me armë që ndodhën në datat 1 dhe 8 gusht në Pogradec, Policia arrestoi gjithsej 7 persona të cilët janë: Meard Berberi, Anterio Kaloshi, Ervin Kalaja, Ilir Berberi, Ilir Meçolli, Ardian Xhuti, Elvir Haxhia dhe Mariglen Topuzi. Ilir Berberi së bashku me vëllain e tij, Meard Berberin kishin organizuar atentatet. Anterio Kaloshin ka qenë në rolin e ekzekutorit. Autorët nuk kanë dashur që pronari i hotelit, Jetmir Muçollari të dëshmonte në një seancë gjyqësore, por kur kanë hasur rezistencën e tij, kanë organizuar sulmin me armë. Në atentatin e datës 8 gusht ata kishin si synim të vrisnin djalin e pronarit të hotelit. Autorët qëlluan në drejtim të godinës, por fatmirësisht pati vetëm dëme materiale. Lidhja me bandën e Lushnjes bëhet me Anterio Kaloshin, i cili për sa kohë ka qenë në lirë, konsiderohet nga Policia si bashkëpunëtor i ngishtë i Orges Bilbilit dhe Laert Haxhisë. 

Mesa duket pas shpalljes në kërkim, Berberi ka kërkuar ndihmë nga "aleatët" në Lushnje, e është larguar në mbrojtjen e tyre në Greqi. 

firedus berberi atentat në hotel voloreka atentat ndaj hotel voloreka

Sondazh

Poll