Shkaktoi 570 mijë euro ‘dëm’! Deraj me post politik në Kuvendin e Shqipërisë, asistentja e deputetëve të mazhorancës, s'mungojnë pozat në parlament
Punën përgjatë asaj kohe në Kuvendin e Shqipërisë, e vërtetojnë edhe fotot e publikuara në rrjetet sociale nga vetë Deraj.
TIRANË- Burime të sigurta për Dosja.al konfirmojnë se Milena Deraj, 30-vjeçarja e arrestuar pasi mashtroi disa persona se do t’i ndihmonte të merrnin bono thesari në Bankën e Shqipërisë, apo në çështje gjyqësore, kishte post politik në Kuvendin e Shqipërisë.
30-vjeçarja punoi në Kuvend deri në periudhën që ndodhi Covid-19, e më pas u shkëput. E reja, paguhej nga Kuvendi pasi ishte pjesë e një projekti të përbashkët me OSBE-në. Mirëpo, po sipas burimeve të Dosja.al, Deraj, ishte edhe asistente e deputetëve të mazhorancës për Tiranën, pra post politik, që emërohet nga deputeti i qarkut.
Punën përgjatë asaj kohe në Kuvendin e Shqipërisë, e vërtetojnë edhe fotot e publikuara në rrjetet sociale nga vetë Deraj.
Si është e gjithë ngjarja-nga arrestimi e deri tek mashtrimet e kryera nga Deraj:
30-vjeçarja u vu në pranga nga Policia e Tiranës pasi iu ka marrë shuma të mëdha parash, 3 shtetasve (familjarë të saj), duke i mashtruar se do t’i ndihmonte në një proces gjyqësor. Hasan Verracaku, Abedin Verracaku, Shyqyri Verracaku, janë tre personat që Milena Deraj ka mashtruar për t’u zgjidhur çështjen e masakrës së Velipojës. Me premtimin se do i ndihmonte në gjyq, Deraj u ka marrë të treve shumën prej 340 mijë eurove me pretendimin se do t’i ndihmonte në gjyq dhe do të ndërhynte për të ulur pozitatat e tyre.

Ndërkohë, si ish-punonjëse e Bankës së Shqipërisë dhe si këshilltare e Gjylametit ajo ka mashtruar një shoqe të sajën, së cilës i ka marrë shumën prej 230 mijë euro në këmbim të bonove të thesarit. Kur shoqja e saj e ka kuptuar se ishte mashtruar dhe nuk po merrte bonot në këmbim të parave është paraqitur në polici për të denoncuar rastin. Në Polici ka shkuar edhe vetë e arrestuara, pasi pretendon se është kërcënuar nga Verracakët.
Këta të fundit, e provuar nga hetuesit, kanë zbuluar se kërcënimet janë bërë sidomos nga djali Abedin Verracaku, i cili e ka kërcënuar nëpërmjet mesazheve. Kështu që nga të dëmtuar, janë shpallur në kërkim: Abedin Verracaku, Shyqyri Verracaku dhe Hasan Verracaku (babai dhe dy djemtë), të tre banues në Shkodër.

Sondazh
Ishte shpallur në kërkim, në makinë me Laert Haxhiun, arrestohet Firedus Berberi
Firdeus Berberi TIRANË- Firdeus Berberi është vendosur në prangat e Policisë greke, duke u bërë personi i tretë q&...
Zbardhet MISTERI- Italiani rrëfehet para policëve spanjollë: Sibora Gaganin e kam vrarë unë, e kam rrethuar me mure! (Dyshimet se e shpërbëu me ACID)
Marco Romeo dhe Sibora Gagani SPANJË- Marco Romeo, shtetasi italian i arrestuar për vdekjen e ish-partneres së tij, Paula, 28 vjeç, n...
Titrimi "shqip-shqip" i serialit "Rrushe", Ledi Shamku: Turp kombëtar! I kërkoj falje qytetarëve të Kosovës
Ledi Shamku TIRANË- Studiuesja Ledi Shamku ka komentuar titrimin e serialit "Rrushe" në trasmetimin që bëhet në "Top Channel". Me...
Kontrolle blic në Spanjë/ U kap në makinë me bizhuteri të vjedhura me vlerë mbi 67 mijë euro, arrestohet 'skifteri' shqiptar
Arrestohet shqiptari në Spanjë SPANJË-Autoritetet në Spanjë kanë arrestuar një shtetas shqiptar i cili akuzohet pë...
Arrestimi i këshilltares së Gjylametit! KOHA kur Berisha denonconte Derajn: 'E panjohura' i kërkoi punë Veliajt në Bashki
Sali Berisha TIRANË- Mashtrimet e këshilltares së deputetes socialiste në Kuvend, Blerina Gjylametit datojnë vite më par...
Përfitoi gati 600 mijë euro përmes mashtrimit! 30-vjeçarja, 'e përzgjedhura' e Gjylametit në Kuvend, posti "i dha fuqi" për më shumë zhvatje
Milena Deraj TIRANË- Milena Deraj, e arrestuar për mashtrimin ndaj disa personave që do t'i ndihmonte në një proces gjyqësor,...
Lufta në Ukrainë, qeveria zgjat afatin për qëndrimin pa leje të ukrainasve në Shqipëri
Kryeministria TIRANË- Qeveria shqiptare ka zgjatur afatin për qëndrimin pa leje të ukrainasve në Shqipëri. Sipas VKM-së ...
Aksident tek rruga e “Kavajës”, drejtuesi përplas 25-vjeçaren në vizat e bardha
Aksident TIRANË- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në kryeqytet, në 'rrugën e Kavajës'. Raportohet se një 25-vj...
Autoriteti i Konkurrencës urdhëron koncesionarin: Lejoni shërbimin taksi nga Aeroporti i Tiranës pa kufizime
Rinas Komisioni i Konkurrencës ka urdhëruar kompaninë koncesionare të Aeroportit të Tiranës të lejojë aksesin pa ku...
Denoncimi ndaj drejtorit të Kadastrës në Fier, Dallëndyshe Bici: Kush i shërben vetes, ka punë me prokurorinë
Dallëndyshe Bici TIRANË- Drejtoresha e Përgjithshme e Kadastrës, Dallëndyshe Bici ka reaguar pas denoncimit që u bë nda...
